Kastrioti do te jete sot mysafir ne Shkoder dhe ne kampin krutan jane te bindur se mund t’ia dalin te marrin pike ashtu siç kane bere edhe ne dy sezonet e fundit. Nje besim i tille shfaqet edhe ne fjalet e thena per mediat nga kapiteni i kesaj skuadre Abaz Karakaçi.

Ne fjalen e tij, mesfushori shkodran ka deklaruar se Kastrioti jo vetem qe nuk do e diskutoje mbijetesen por do te shohe per te kapur diçka me shume ne fund te kampionatit.

“Të jem realist, Vllaznia është një kundërshtar mjaft i fortë, por ne kemi pretendimet tona dhe shkojmë në Shkodër për të marrë pikë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe pika me Tiranën ka ndikuar për mirë në skuadër, sepse ishte një barazim me mjaft vlera, megjithëse kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.

E rëndësishme është që morëm pikë ndaj kampionëve në fuqi dhe shpresoj që të vazhdojmë të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Kastrioti ka ruajtur boshtin e skuadrës këtë sezon, edhe pse mund të jetë larguar ndonjë lojtar.

Gjithsesi, ato largime i kemi përforcuar me lojtar të tjerë shumë të mirë, të cilët janë përshtatur mirë me pjesën tjetër të grupit. Ne kemi shumë besim se këtë vit mund të bëjmë diçka të mirë. Mbijetesën nuk do ta diskutojmë, por do të shikojmë për më lart, pasi i kemi të gjitha mundësitë”./SHKODRA-SPORT.COM/