Portali eduasportin.com publikoi dje lajmin se sulmuesi Charles Atsina dhe klubi i Vllaznisë kanë probleme mes tyre. Skuadra shkodrane i kishte kërkuar të stërvitje me Vllazninë B, por ganezi nuk kishte pranuar. Situata është e paqartë dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja. Për të na sqaruar situatën, kontaktuam me menaxherin e lojtarit, Fabrizio Tello. Ai pranoi të fliste duke i bërë një rezyme çështjes në fjalë.

Pala e lojtarit është e vendosur me vendimin e marrë për të mos iu bashkuar Vllaznisë B.“Nuk dua të flas për shumë detaje, por për momentin Atsina ka një kontratë me Vllazninë A dhe ne duam ta respektojmë. Lojtari pas një dëmtimi është në formë të mirë dhe gati për të luftuar me klubin. E përsëris, ai ka një kontratë profesionale dhe nuk do të luajë dhe stërvitet kurrë me Vllazninë B.

Ne e respektojmë kontratën me Vllazninë, por klubi nuk ka asnjë arsye që të nxjerrë Atsinën jashtë skuadre. Të dyja palët duhet të respektojmë pikat e kontratës. Klubi u mundua të minimalizojë incidentin duke bërë që të besohet se Atsina ishte gabim, por ai mbërriti vetëm disa ditë me vonesë.

I kam dërguar një email klubit Vllaznia dhe Administratorit Astrit Gjyrezi për të na shpjeguar situatën. Të shohim se sa do të vonojnë për ta na kthyer përgjigje”, – përfundon menaxheri i Atsinës. /EDS/