Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, ishte pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC mbrëmjen e kaluar.

Ndeshja kryesore e javës, Vllaznia-Teuta mori fillimisht vëmendjen: “Vllaznia është ekip më sulmues, kurse Teuta është ekip fizik.

Kanë lojtarë punëtorë, veç Bregu është ndryshe. Te Vllaznia kanë lojtarë më teknikë. Hebaj e Krasniqi janë të njëjtë, te Teuta do marrin një lojtar me stil ndryshe loje. Hebaj ikën nga Teuta.

“Llullakut ia kisha autorizimin në verë dhe Kukësi i bëri një ofertë shumë të mirë, por ai kishte shumë kushte.

Nuk e di nëse Vllaznia do e çonte më lart ofertën për të”, tha më pas Matraxhiu, gjatë diskutimit në lidhje me merkaton te Vllaznia. /abcnews/