Barazimi 0-0 ne mes Ades dhe Sopotit perveç rezultatit te ndeshjes prodhoi edhe nje situate disi te nxehte gjate ndeshjes. Kapiteni i librazhdasve Mirel Çota permes nje reagimi ne media ka bere te ditur se ndaj tij eshte tentuar te ushtrohet dhune.

Por ne fakt krejt ndryshe mendojne drejtuesit e Ades. Ka qene presidenti Alfred Pjetri i cili ka reaguar per “Shkodra Sport” duke sqaruar dhe ate çfare ndodhi dje ne ndeshjen ndaj Sopotit.

“Te them te drejten jam befasuar nga ato çfare lexova ne media. Mirel Çota abuzon ne shume fjale qe thote. Ne fakt ka qene vete ky lojtar qe ka provokuar pankinen tone dhe kjo solli reagimin e tifozeve te Ades. Une gjej rastin t’i falenderoj ato qe nuk reaguan.

Ka patur vetem nje reagim te nje djaloshi te ri, nga ata qe jane rreth fushes per mbledhjen e topave, i cili gjoja tentoi ta godase Çoten por kam nderhyre menjehere dhe e kam nxjerre jashte fushe. E perseris, nuk ka qene stjuard, por femije qe mbledh topat rreth fushes.

Nuk ka patur asnje incident tjeter. Une pas ndeshjes i kam ftuar drejtuesit e Sopotit per kafe sepse me ta kam raporte shume te mira dhe miqesine me to nuk mund ta prishe kurrsesi nje lojtar, qofte ky edhe Çota”- ka thene presidenti Pjetri.
www.shkodrasport.com