Ky fund sezoni i ka buzeqeshur disi nje prej skuadrave, qe ka bere historine e futbollit shqiptar, Terbunit. Skuadra pukjane arriti qe ta mbylle Kategorine e Pare ne vendin e peste te renditjes, teksa keshtu u pozicionua ne zonen e play-off, duke u perballur tashme per ndeshjen e play-off ndaj Apolonise ne transferte, qe do te luhet diten e neserme.
Nje sukses per qytetin verior, qe kerkon te rikthehet sa me shpejt ne eliten e futbollit shqiptar, aty ku ishte 6 vite me pare. Nje prej shkodraneve te ekipit te Terbunit, eshte edhe mbrojtesi i talentuar, Serdar Zagani.
25-vjecari, i cili ka pese sezone ne Puke, ne shume takime me eksperiencen e tij, ka arritur te tregoje performanca te mira. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Zagani tregon emocionet per ndeshjen e neserme ndaj Apolonise, si edhe objektivat e tij dhe te ekipit per te ardhmen.
“Me Apolonine eshte nje ndeshje e vecante me shume emocione. Do ta shijojme deri ne minutat e fundit.
Ne kete ndeshje do e luajme pa presion fare, sepse ne e kemi arritur objektivin tone paresor, qe ishte mbijetesa. Presioni do kaloje nga Apolonia, duke pasur parasysh edhe dy rezultatet ne kampionat, ku ne i kemi fituar te dyja ndeshjet, si ne Fier, si ne Puke.
Kryetari i Bashkise Puke, z. Gjon Gjonaj, bashke me drejtorin Viktor Gjoni, na kane vendosur nje premio nese fitojme neser. Shpresojme qe diten e neserme te bashkohet edhe ndonje biznesmen pukjan.
Kete vit, diferenca jone ishte, sepse ishim nje grup shume i mire me cuna te mira dhe lojtare te mire. Ishim si nje familje e vertete, qe i merrnim ndeshjet nje e nga nje.
Shkodranet te Terbuni? Po, eshte dicka pozitive edhe per mua dhe te ben te ndjehesh mire.
Objektivat personal jane qe te vazhdoj te bej paraqitje sa me dinjitoze dhe pse jo per nje hap me lart ne karriere. Nga sezoni i ardhshem, Terbuni do synoje Superioren”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtesi shkodran i Terbunit, Serdar Zagani.
Maringlen ZHIVANI