Humbja e Vllaznisë sot ndaj Kukësit brenda në “Loro Boriçi” ka djegur jo pak në Shkodër. Ka ardhur pikërisht në momentin kur të gjithë menduan se kjo skuadër ishte e pathyeshme dhe për më tepër, pësoi katër gola.
Mungesa e dy lojtarëve ndoshta ndër më të rëndësishmit, Isaevskit dhe Da Silvës, ka krijuar jo pak anomali në ndërtimin e formacionit dhe kjo tregon edhe njëherë se skuadra ka nevojë për të tjerë lojtarë cilësorë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe një emër i njohur i futbollit shqiptar, trajneri Ylber Zani që duke komentuar ndeshjen e sotme, ka shkruar kështu në një postim të tij në rrjetet sociale:
“Vllaznia duhet te hyje ne merkato sepse mos te mendojme se kemi ekip per te dale kampion. Normalisht me dhemb shpirti per Vllaznine se dua ta shikoj mire edhe pse jam bere pjese e Laçit dhe do ngelem gjithmone laçian sepse aty gjeta respektin, edhe vleresimin dhe jam krenar qe kam sjell shume shkodrane ne Laç qe kane ecur shume lart”./SHKODRA-SPORT.COM/