Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Florentino, jep dorëheqjen', tifozët e Real Madridit 'i bëjnë gjyqin' edhe presidentit...

‘Florentino, jep dorëheqjen’, tifozët e Real Madridit ‘i bëjnë gjyqin’ edhe presidentit të klubit

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Levantes në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll. Kjo ndeshje u përcoll me një atmosferë tejet armiqësore për lojtarët e ‘Los Blancos’, pas fishkëllimave të shumta nga tifozët në stadium.

Disfata në finale e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit bëri që tifozët të shpërthejnë në protesta. Të gjithë lojtarët e Real Madridit u fishkëllyen nga tifozët në përjashtim të Mbappes ku cak i tyre kryesor u duk se ishte Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi pasi një pjesë e konsiderueshme e stadiumit nisi të kërkojë edhe dorëheqjen e Florentino Perez. Brohoritja zgjati pak, por ishte qartësisht e dëgjueshme dhe aspak e izoluar, pasi shumë tifozë iu bashkuan.

Pas përfundimit të pjesës së parë, teksa skuadrat po drejtoheshin drejt tunelit, thirrjet kundër presidentit të Real Madridit u rikthyen, kësaj here me dukshëm më shumë zëra sesa në minutën e pestë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments