Vllaznia U17 nuk ka arritur dot te fitoje ndaj Tiranes ndonese ka udhehequr rezultatin per shume minuta dhe vetem ne fund vendasit arriten te barazojne shifrat.

Ne ndeshjen e luajtur fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit dy ekipet e mirenjohura kane arritur te ndajne nga nje pike ne barazimin 1-1

Goli i Vllaznise eshte shenuar nga futbollisti Xhoni Tinaj ne minuten e 15-te. Pjesa e pare u mbyll me fitoren e saj por nderkohe shtate minuta para fundit, bardheblute kane arritur te barazojne me ane te Cerenit.

Pavaresisht kesaj, edhe barazimi eshte rezultat i pranueshem sepse Vllaznia U17 eshte ndeshur me ekipin kryesues te kampionatit- Tiranen.

Objektivi i skuadres se drejtues nga trajneri Brikeno Bizi eshte i qarte per te arritur te futet ne dy skuadrat e para qe do shkojne pastaj ne play off dhe per ta arritur kete, i duhet te grumbulloje sa me shume pike ne ndeshjet e ardhshme.