Çdo futbollist kur i futet karrieres sigurisht qe deshiron te ngjitet sa me lart. Kuptohet qe secili sheh dhe kerkon te gjeje mundesine me te mire se ku mund te tregoje vlerat e tij.
Keshtu ka ndodhur se fundi edhe me futbollistin shkodran qe muajin e ardhshem mbush 19 vjeç, pikerisht Flori Leka. Ai deri para pak kohesh ka qene pjese e ekipit Vllaznia U19 me te cilin ka luajtur ne rolin e sulmuesit anesor.
Perveçse me Akademine Vllaznia, Leka gjate karrieres se tij ka provuar qe per dy vjet te luaje edhe me ekipe te ndryshme moshash ne Itali, nderkohe qe prej disa ditesh ai ka zgjedhur nje tjeter ekip per te luajtur.
Behet fjale per ekipin e te rriturve te KF Murlanit. Prej disa ditesh ai eshte vene ne dispozicion te trajnerit Xhahysa dhe pritet qe te debutoje neser me kete skuader ne ndeshjen qe ajo do te luaje ne transferte me Internacionalin.
Ne kete menyre tashme ky eshte nje realitet qe futbollistet e rinj shkodrane kane edhe nje opsion me shume per te vijuar karrieren e tyre dhe perpos Ades e Veleçikut tashme kane edhe Murlanin si mundesi dhe Leka po e shfrytezon kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/