Ekipi i Lirisë ka arritur të fitojë në ditën e sotme përballë Ferronikelit, duke triumfuar me rezultatin 1-0.

Në fundin e ndeshjes, trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi është shprehur se ka paraqitur dorëheqjen nga ky ekip, për shkak të probleme me kryesinë.

Ai ka vazhduar duke u shprehur se do të qëndrojë në këtë skuadër vetëm për hir të futbollistëve, nëse nuk shkarkohet nga kryesia e klubit.

“Para se të flas për ndeshjen do i marr disa minuta më shumë, por duhet t’i them disa gjëra. Që në momentin që është larguar kryetari Mirsad Qollaku, kemi patur shumë probleme, jemi munduar t’i mbajmë të fshehta. Kemi probleme financiare nga kryetari i ri.

Kemi bërë luftë nga gjithë kjo kohë, kur ne dhe lojtarët ishim veç, drejtori ishte veç. Kanë punuar me dashje apo pa dashje ndaj ekipit.

Këta futbollsitë iu treguan këtyre njerzëve që futbolli nuk ka pasaportë shqiptare apo kosovare. Futbolli ka profesionalizëm.

Të gjithë këto po i them vetëm që të gjithë ta dijnë ku kanë punuar lojtarët. Unë kam dy ditë që kam dhënë dorëheqje, por për hir të futbollistëve kam ndenjur t’i respektoj.

Unë do të vazhdoj me ta deri në fund vetëm për hir të futbollistëve, nëse kryesia nuk do të më shkarkoj”, përfundoi Shkëmbi./telesport/