Florian Kamberi feston sot ditëlindjen e 25. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi që në merkaton e janarit kaloi nga Hibernian tek Rangers në Skoci, ka marrë një “dhuratë” jo aq të këndshme.

Rangers do të zhvillojë sot ndeshjen e javës së 29 në Premiershipin skocez kundër Ross Country, teksa Kamberi është lënë në stol.

Rangers ka publikuar edhe formacionin zyrtar, aty ku lojtari i Kombëtares sonë ka përfunduar në stol, ndryshe nga java e shkuar.

Kamberi ka bërë performanca të mira këtë periudhë, teksa Stiven Gerrard është shprehur i lumtur për afrimin e lojtarit.

Në pesë ndeshje me Rangers, lojtari i sulmit ka gjetur njëherë rrjetën, duke dhuruar edhe një assist./newsport/