Zhurma e madhe e krijuar rreth zgjedhjeve ne Federaten Shqiptare te Futbollit vazhdon. Opinionet jane nga me te ndryshmet dhe si rrjedhoje ka edhe kundershtime.

Florian Riza ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Teksa është folur për zgjedhjet e mbyllura në FSHF dhe rezultatin e përgjithshëm, është kthyer në kujtesë fakti se kandidati që shihej si njeriu kryesor që mund t’i shkaktonte vështirësi Dukës, ka marrë 0 vota.

“FSHF i bëri zgjedhjet e saj. Duka mori 37 vota, nga ekipet më në zë të Shqipërisë, Starova mori 4 vota dhe Shakohoxha që bëri gjithë këtë zhurmë të madhe, mori 0 vota.

Askush nuk denjoi ta votonte pasi nuk ka asnjë vlerë dhe kjo shihet qartë”, tha Riza i cili aktualisht pjese e struktures se Federates Shqiptare te Futbollit teksa mbulon futbollin e femrave.