Vllaznia nuk ka pasur kohe per te pushuar dhe per te marre veten pas tre ndeshjesh pa fitore, pasi perballja me Partizanin do te luhet te shtunen dhe koha eshte shume e shkurter. Keshtu, nen drejtimin e Joses, kuqeblute kane vijuar pergatitjet, teksa qellimi kryesor ka qene rikthimi i futbollisteve te demtuar ne kushtet e duhura fizike dhe pergatitja taktike e ndeshjes me Partizanin.

Ne kete perballje, Josa do te shkoje me liri te plote zgjedhjeje, pasi pritet t’i kete te gatshem te gjithe futbollistet, perfshire edhe Juric. Mbrojtesi kroat ka arritur te kaloje shqetesimet fizike dhe pritet te jete gati per ndeshjen ndaj Partizanit, teksa i duhet te luftoje per nje vend ne formacion, edhe pse gjasat jane qe ta nise nga fillimi.

Sa i takon formacionit, duhet thene se trajneri Mirel Josa ka ende disa dilema per futbollistet qe do te hedhe ne fushe, por faktikisht ai e ka krijuar nje fare ideje mbi 11-shen qe do te startoje te shtunen. Skema kuptohet qe nuk ndryshon dhe do jete ajo e zakonshmja, pra 4-3-3.

Per ne porte nuk ka dilema, teksa ne fushe do te jete Zogoviç edhe kete here. Mbrojtja do te kete ndryshime nga ajo e ndeshjes ndaj Teutes, teksa do te formohet me kapitenin Gurishta e Hakajn ne krahe dhe Juric e Bulatoviç ne qender te ketij reparti.

Nderkohe, reparti i mesfushes do te jete nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda, qe do te formojne treshen se bashku. Sa i takon repartit te sulmit, Mala dhe Latifi duket se do te jene ne krahe. Nderkohe, per majen e sulmit do ta nise nga fillimi serish sulmuesi shkodran Bekim Balaj.

Si rrjedhoje, stafi teknik me ne krye trajnerin Mirel Josa, pritet ta nise me kete 11-she sfiden e se shtunes ndaj Partizanit. Megjithate, mbetet per t’u pare edhe seanca e fundit stervitore e pragndeshjes se çfare zgjedhjesh do te beje trajneri kryeqytetas i ekipit kuqeblu, pasi ai ende ka dilema ne koken e tij.
Maringlen ZHIVANI