Pak çaste para ndeshjes së vlefshme për 1/8 finale të Ligës së kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG, tifozët gjermanë shfaqën një pankartë shumë të ashpër ndaj klubit francez dhe pronësisë së tij nga Katari. Në pankartë ishte skicuar Uli Hoeness, president nderi i klubit bavarez, duke treguar gishtin e mesit, dhe një klerik duke prerë një krah, mbi të cilin dukej mbishkrimi “Katar”, bashkë me logon e Paris Saint-Germain. Përbri shkruhej: “Kasapi ynë pret krahun e gjatë të Katarit”.

Referenca është për origjinën familjare të Hoeness, i cili është djali i një kasapi, dhe për kritikat që ish-futbollisti dhe menaxheri aktual gjerman ka shpenzuar kundër ‘klubeve shtetërore’ si PSG me Katarin. Vitin e kaluar, presidenti i nderit i klubit bavarez kishte lançuar disa hapa të gjerë te parizienët dhe Manchester City, dy klube futbolli në pronësi të sheikëve:

“Mposhtja e tyre më bën të lumtur, më stimulon. Lumturohem që nuk kanë fituar ende asgjë jashtë kufijve kombëtarë. Kundër nesh do të humbasin përsëri. Al-Khelaifi? Nuk e di as nëse i pëlqen futbolli. Nuk i ka fituar vetë paratë, ia dhanë”.

Për plotësinë e informacionit dhe për drejtësi, megjithatë, duhet mbajtur mend se kompania ajrore kombëtare “Qatar Airways” është sponsor i Bayern Munich që nga viti 2018, me marrëveshjen që skadon në fund të sezonit aktual.

Tashmë, në ndeshjen e parë, tifozët gjermanë ishin bërë të njohur për një pankartë të madhe shumë kritike ndaj klubit të Paris Saint-Germain. Me atë rast, kostoja e biletave për të hyrë në “Parce des Princes” kishte përfunduar në radarin e tyre dhe e përdorën atë si pretekst për të shprehur këndvështrimin mbi shpenzimet e mëdha të klubit parizien dhe pagat e rëndësishme që iu jep lojtarëve të vet për të… dështuar jashtë kufijve transalpinë.

“70 euro? Ne nuk jemi ende Neymar. 20 euro tashmë janë shumë! Fu*k PSG!”. Ky ishte mesazhi që u shfaq në stadium nga tifozët bavarezë, që bëri xhiron e Evropës dhe mori shumë vlerësime./telesport/