Skocia ka shenuar edhe golin e katert te ndeshjes. Ka qene numri 7 Forrest qe e ka derguar topin serish ne rrjeten e portes te mbrojtur nga Berisha ne minuten e 67-te.

Ata kane kontrolluar gjithçka per me teper qe pas minutes se 24, Shqiperia do te mbetej me 10 futbolliste per shkak te daljes me karton te kuq te kapitenit Mavraj.

Nje 45 minutesh per t’u harruar i kuqezinjve qe po konfirmojne edhe njehere momentin jo te mire te tyre ne keto ndeshjet e fundit.

14 minuta i jane dashur Skocise qe te kaloje ne avantazh. Ka qene numri 11 i saj Fraser ai qe ka derguar topin ne kendin e poshtem te majte te Berishes.

Sikur te mos mjaftonte goli i pesuar ne minuten e 11-te, Shqiperia ndeshkohet nga nje tjeter gabim i lojtareve te saj. Kapiteni Mavraj ndeshkohet me karton te kuq duke e lene skuadren tone me 10 futbolliste.

Ne minuten e fundit te pjeses se pare akordohet nje 11-metersh per skocezet per prekje te topit me dore nga njeri prej lojtareve tane. Ate do ta marre persiper numri 9 Fletcher qshenon golin e dyte, 0-2.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Memushaj, Kaçe (Ismajli), Xhaka, Uzuni, Grezda, Manaj Trajner: K. Panuçi

Skocia: MekGregor, Paterson, MekKena, Bates, Robertson, K. MekGregor, Armstrong, Forrest, Kristi, Frejzër, Fletçer
Trajner: A. MekLish