Vllaznia feston ditën e sotme 103 vjetorin e themelimit si skuadër futbolli. Një datë e rëndësishme për futbollin shkodran, teksa urimet për ekipin nuk kanë munguar.

Kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur me fjalë zemre për Vllazninë. Mbrojtësi shkodran shkruan se rrallë gjen vende si Shkodra që skuadrën e futbollit, Vllaznia e kanë kthyer si pjesë e pandarë e jetës së tyre.

Postimi i Gurishtës:

Rralle mundesh me gjet nje vend si Shkodra ku te gjithe e kane ba Vllaznin si pjese e pandame te jetes tyne.

Gezuar Ditelindjen klubi me i vjeter ne Shqiperi .

Gezuar Ditelindjen Djepi i futbollit Shqiptar!

I lumtur dhe krenar qe perfaqesoj keto ngjyra dhe kete qytet.