Kryetari i Unionit te Gazetarëve të Shkodës Gasper Marku festoi sot 60-vjetorin e lindjes. Marku është gjithashtu edhe babai i futbollistit Antonoi Marku që prej shumë sezonesh ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa tani aktivizohet në Kosovë, te Drenica.
Me anë të një postimi në faqen e tij, Antonio uron babain e tij, Gasper me një foto dhe dedikim të veçantë.
Postimi I Antonio Markut:
“Gezuar ditelindjen babo. Më ke rritur e ushqyer me dashurin e sportit e kjo gjë na ka bashkuar EDHE më shumë. Faleminderirt”, shkruan ish-mbrojtësi I Vllaznisë në urimin e tij për të atin./newsport/