Nga Gjergj KOLA

Lajme te mira per ekipin e volejbollit te femrave te Vllaznise. Nese deri para pak ditesh u vu ne dyshim edhe pjesmarrja e tij ne kampionat, per shkak te largimit te presidentit Zekja, tashme vijne edhe tre goditje ne merkato.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se diten e djeshme kane mberritur ne Shkoder dhe kane filluar edhe stervitjen me ekipin tre volejbolliste te huaja. Behet fjale per lojtare te ardhura nga kontinenti amerikan, me te cilat mendohet qe skuadra te jete me e forte dhe me konkurruese ne gjysmen e dyte te sezonit.

Keshtu, pjese e Vllaznise do te jete tani e tutje edhe kolumbiania Sierra Posada Manuela e cila luan ne pozicionin e diagonalistes dhe eshte 25 vjeçe. Bashke me te ka mberritur edhe volejbollistja kanadezja Saundes Olivia Katherine.

Kjo e fundit eshte 24 vjeçe dhe luan ne pozicionin 3. Ndersa lojtarja e trete qe eshte bashkuar me Vllaznine eshte braziliania Miguel Benvinda Sthefany Lorrany. Ajo eshte nje lojtare me shume pervoje, eshte 30 vjeçe dhe luan ne pozicionin 4.

Me marrjen e ketyre tre lojtareve, trajneret Nora Deda dhe Ardian Dodani ndjehen me te qete dhe sigurisht qe do te kerkojne te marrin diçka me shume sa i takon sa i takon objektivave te skuadres, megjithate kjo mbetet per t’u pare ne fushen e lojes.