Të fitojë Flamurtari kundër Kastriotit në një ndeshje në Kupë është gjëja më normale. Në Kupë apo kampionat qoftë. Sepse Flamurtari është një klub me traditë dhe një emër i madh i futbollit shqiptar.

Mirëpo përbën lajm kur ai militon në Kategorinë e Dytë dhe eliminon nga Kupa krutanët duke i mundur 4-2, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0.

Madje fitorja e vlonjatëve ka nxjerrë blof edhe kompanitë e basteve jashtë Shqipërisë (sepse këtu nuk lejohen më baste), të cilat e konsideronin thuajse formalitet fitoren e Kastriotit, duke e kuotuar me koeficientin 1,25.

Zera te ndryshem thone se ne kete ndeshje mund te jete luajtur diçka, por keto jane thjesht thashetheme. Futbolli shqiptar ne fakt ka prodhuar shpeshhere gjera te tilla dhe mbase kjo nuk mund te jete risi.