Argjentina dhe Brazili barazuan dje në San Juan 0-0 për kualifikueset e Kupës së Botës. Të kualifikuar tanimë, brazilianët udhëtonin më të qetë për duelin që nuk prodhoi gola por luftë sportive. Mungesë e madhe për Tite ishte ajo e kapitenit Neymar, që zyrtarisht është i dëmtuar.

Mediet në Brazil bëjnë me dije se ylli i PSG është parë në një klub nate dhe nuk ngjasonte njëjtë si një lojtar i dëmtuar. Sfida nuk kishte peshë të madhe për kualifikimin, me Brazilin që është në fazën finale të Botërorit.

Kjo nuk është hera e parë që mediet në Brazil akuzojnë kapitenin e kombëtares, me këtë të fundit që disa javë më parë ka lënë të kuptohej se kishte në plan të largohej i ri nga futbolli me Selecao.

Ne kete menyre duket se sulmuesi i PSG nuk e ka ate simpatine e duhur te tifozeve braziliane pikerisht per shkak te sjelljeve te tij brenda dhe jashte fushe.