Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër do ketë reklamat elektronike rreth fushës. Në impiant janë instaluar tanimë pajisjet elektronike që bëjnë të mundur dukjen ndryshe të ndeshjes nga spektatorët në ekran, ndërsa presidenti Xhaferi e kishte premtuar një gjë të tillë.

Si një formë marketingu dhe të ardhurash në klub, stadiumi i Shkodrës edhe në reklamimet gjatë ndeshjes do jetë njëjtë si “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”.

“Kanë mbërritur në Shkodër reklamat elektronike të premtuara nga presidenti Alban Xhaferi dhe në bashkëpunim me Event System prej ditës së sotme jane montuar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky është një standart i ri dhe modern për ekipin tonë dhe nje mënyrë e shkëlqyer për bizneset për të reklamuar produktet e tyre në ndeshjet e Vllaznisë”, njofton klubi shkodran./newsport/