Shënkolli U19 triumfoi 2-0 me Vllazninë U19 diten e enjte, në sfidën e vlefshme për Superioren e moshave, në grupin A. Më shumë se rezultati, do të mbahet mend goli i minutës së 56-të.

Portieri i Shënkollit, shkodrani Sinan Dani realizoi një super gol, duke shenuar nga porta në portë. “Gardiani” i shkodranëve, Kacaj ishte disi i dalë para dhe e ka të pamundur të bëjë diçka, me topin që shkon drejt e në rrjetë.

Kuptohet qe ne kete mes mund te kete ndikuar pak edhe era e forte qe ka qene duke fryre ne ate ndeshje ne fushen sportive te Shenkollit e cila e ka favorizuar portierin e vendasve.

Megjithate kjo ditë me siguri do mbahet mend gjatë nga Sinan Dani, teksa video e golit po bën xhiron e rrjetit. video te cilen mund ta ndiqni me poshte: