Pas Eridon Qardakut dhe Erald Çinarit, nje tjeter futbollist shkodran rezulton pozitiv me covid-19. Por kete here kemi te bejme me nje lojtar qe nuk luan ne Shqiperi.

Behet fjale per ish-sulmuesin e Kombëtares kuqezi dhe Vllaznisë, Armando Vajushi i cili është testuar pozitiv me Covid-19.

Lojtari është izoluar sëbashku me pesë lojtarë të tjerë të Petrolul në Rumani. 28 vjeçari ka qenë mungesë e madhe edhe dje për skuadrën e tij, që në ndeshjen ndaj Rapid Bucuresti nuk shkuan më shumë se barazimi megjithëse humbën tre herë penalltinë.

Numri i rasteve te lojtareve qe po rezultojne pozitiv po shtohet dita- dites dhe ky nuk eshte nje lajm i mire edhe per futbollin, megjithate te gjithe shpresojne qe kjo situate te kaloje sa me shpejt.