Kupa ‘Malteser’ ka mberritur ne fund. Pas dy javesh aktivitet, shoqeruar me ndeshje te shumta ne mes ekipeve pjesmarrese te moshave 10-14 vjeç, ka ardhur edhe momenti i kurorezimit te me te mireve te saj.

Ky minikampionat u finalizua me shpërndarjen e çertifikatave, medaljeve dhe çmimeve nga autoritetet lokale dhe figura të shquara të sportit shqiptar.

Pas fjalimit përshëndetës të mbajtur nga z.Maranaj Marku, drejtor ekzekutiv i Malteser në Shqipëri, startoi ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave nga përfaqësues të Malteser Shqiperi dhe personalitete të sportit te futbollit.

Fëmijëve pjesëmarrës iu bashkuan nje nder golashënuesit më të mirë të Superligës Shqiptare në sezonin 2019-2020, Kyrian Nwabueze, për të firmosur topat e dhuruara.

Gjatë ceremonisë, trajneri i shquar i sportit te futbollit z.Armando Cungu nderoi me medalje fëmijët e dy ekipeve finaliste. Në përfundim, fëmijëve iu dorëzuan kupat nga udhëheqësi shpirtëror i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Fra Gazmend Tinaj dhe dhe trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit të Femrave, z.Armir Grima.

Femijeve te skuadres fituese iu dhuruan IPad, te cilet u mundesuan nga Malteser Shqiperi.