Në ceremoninë “Theatre du Chatelet” të Parisit, Lionel Messi fitoi për herë të 6-të gjatë karrierës së tij “Topin e Artë”. Ai la mbrapa mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Por si do të dukej formacioni më i mirë në botë në bazë të votave të “Topit të Artë”.

Portier: Alisson Becker (Liverpool)

Vetëm tre portier ishin të nominuar për Topin e Artë dhe braziliani la pas portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris dhe atë të Barcelonës (Marc Andre Ter Stegen).

Mbrojtës i djathtë: Trent Alexander Arnold (Liverpool)

Ai aktualisht është padyshim më i miri në pozicionin e tij dhe nuk kishte as konkurrencë. Ta mendosh se ai është vetëm 21 vjeç.

Qendërmbrojtës: Virgil Van Dijk (Liverpool)

Rivali kryesor i Messit për të fituar Topin e Artë dhe ishte mbi 10 vende përpara mbrojtësit tjetër në garën për Topin e Artë.

Qendërmbrojtës: Matthijs de Ligt (Juventus)

Ai është renditur i dyti në listë nga qendërmbrojtësit. Vetëm Van Dijk ishte para tij në listë. Ylli i Juventusit fitoi trofeun e dytë Kopa (lojtari i ri më i mirë) dhe i 15-ti në listën e përgjithshme.

Mbrojtës i majtë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

Ne e dimë që Koulibaly nuk është një mbrojtës i majtë, por ne duhej të zgjidhnim qendërmbrojtësin me pikët e treta më të larta, pasi France Football nuk kishte në listë një mbrojtës të majtë.

Mesfushor: Frenkie de Jong (Barcelona)

Një fillim i mbarë te Barcelona pasi shkëlqeu me fanellën e Ajaxit. Ai u rendit i 11-ti në listën për Topin e Artë.

Mesfushor: Kevin De Bruyne (Manchester City)

Në këtë pozicion, belgu kishte konkurencë të madhe por doli më lartë se rivalët më të afërt si Hazard dhe Sterling.

Mesfushor: Bernardo Silva

Silva ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Manchester Cityn dhe në renditjen e përgjithshme të Topit të Artë ishte në vendin e nëntë.

Sulmues i djathtë: Lionel Messi (Barcelona)

Messi ishte lojtari më i mirë edhe këtë vit, duke fituar Topin e Artë për të gjashtën herë në karrierë.

Qendërsulmues: Cristiano Ronaldo (Juventus)

Ronaldo ishte lojtari i tretë më i votuar në garën për Topin e Artë, vetëm mbrapa Ronaldos dhe Van Dijkut.

Sulmues i majtë: Sadio Mane (Liverpool)

Mane me siguri meritoi më shumë se vendin e katërt, por një hap më pak nga podiumi ishte akoma i mjaftueshëm për të siguruar vendin e tij në ekip përpara Mohamed Salah dhe Kylian Mbappe.