Geri Nevill dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, por dhe në televizione, duke ironizuar me njëri-tjetrin.

Ka qenë vetë ish-futbollisti i Anglisë, Nevill ai që e ka nxitur këtë debat, duke thënë se Shaqiri nuk është lojtar cilësor që të luajë për Liverpulin.

Pas shumë deklaratave kundër njëri-tjetrit, Shaqiri pati më në fund rastin t’i kundërpërgjigjej njëherë e mirë Geri Nevillit.

Ky i fundit humbi një bast me ish-lojtari e Liverpulit, Karrager dhe është i detyruar të veshë një fanellë të Liverpulit në emisionin e ardhshëm të “SkySport”, ku punon si analist, së bashku me Karrager.

Shaqiri ka dalë “vullnetar” për ta dorëzuar bluzën e tij në studin e “Sky”, madje edhe me autograf.

Me ironi, Shaqiri kishte shkruar: “Për fansin tim numër 1, Geri Nevill. Të lutem, mos e shit këtë fanellë në internet!”