Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Ish-lojtari i Vllaznisë kritikon Dilaver: 8 javë pa shënuar, për të...

FOTO/ Ish-lojtari i Vllaznisë kritikon Dilaver: 8 javë pa shënuar, për të fituar titullin duhet diçka ndryshe

Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Shkodranët u ndalën kështu në shtëpi duke bërë që kampionati të rihapet sërish. Pas ndeshjes, Sekretari i Përgjithshëm i Klubit, Blendi Dibra përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Vllaznia dominoi totalisht, por “sfera” nuk u bind për të shkuar në rrjetë.

Në këtë postim nuk kanë munguar as komentet e njëra prej tyre ishte nga Skerdi Bejzade. Ish-lojtari i Partizanit, Elbasanit dhe Vllaznisë në Superligën shqiptare ka kritikuar sulmuesin e skuadrë shkodrane, Haris Dilaver që nuk gol prej 8 javësh.

“O Blendi meqe je aty thuaj trajneri Brdariç edhe kur fiton ekipi duhet t’I bëjë presion lojtarëve sulmues kur nuk shënojnë. Çfrë është ky sulmues me numër 9 që ekipi është në vend të parë në renditje e nuk shënon gol prej 8 javësh.

Nuk është problem barazim, por nëse doni të dilni kampion duhet bërë diçka ndryshe përpara. Sulmues që nuk shënon prej 8 javësh dhe do 8 raste për të bërë gol”, shkruan Bejzade në komentin e tij duke kritikuar kështu sulmuesin Dilaver./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments