Cristiano Ronaldo e nisi përsëri nga stoli ndeshjen kundër Leicesterit.

Manchester United-i fitoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën kundër Leicesterit, të cilën ylli portugez u detyrua ta shikonte nga pankina deri në minutën e 68, kur hyri në fushë për të zëvendësuar Sancho-n.

Por edhe pse ka humbur pozitën e titullarit në ekip, Ronaldo nuk e ka humbur dëshirën e tij për të udhëhequr dhe për të treguar se është një kampion i madh.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, është ai që i prin shokët e skuadrës drejt tifozëve të Manchester United-it, për t’i duarktrokitur këta të fundit për mbështetjen që u kanë dhënë nga tribunat.