Lancinet Sidibe ka dalë lojtar i lirë. Mesfushori nga Guinea ishte nën kontratë me Besëlidhjen. Tre herë është huazuar nga klubi lezhian te Flamurtari, Kukësi dhe Tirana pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Presidenti Gjok Ndoka pranoi të ndërpriste bashkëpunimin me 23-vjeçarin afrikan, i cili i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale kreut të klubit lezhian. Sidibe pati një ofertë nga Osijek vite më parë, por Ndoka kërkoi shumë për ta lënë të lirë dhe nuk e lejoi të largohej në Kroaci.

“Faleminderit Zoti President për letrën këshilluese. Është e vërtetë që gjatë këtyre viteve, ne kemi pasur fat që kemi përfituar nga eksperienca jote, këshillat e tua të mençura dhe shqetësimi kundrejt nesh. Ka ardhur koha që të tregosh veten në një audiencë tjetër, faleminderit shumë“, shkruan Sidibe.

Duhet thene se pak kohe me pare edhe Vllaznia pat shfaqur interes per te, por presidenti i Beselidhjes nuk pranoi ta linte te lire mesfushorin afrikan.

Por tashme qe kjo ka ndodhur, ende nuk eshte e qarte nese shkodranet kane interesa per kete lojtar apo jo sepse reparti i mesfushes eshte plotesuar me lojtaret e duhur.