Kjo eshte nje foto qe koinçidoi teksa e morem nga faqja zyrtare e klubit Vllaznia dhe i perket stervitjes se sotme te ekipit shkodran ne kampingun e Pressbaum ne Austri.

Ne te jane 5 futbolliste 19-20 vjeçare shkodrane te cilet kane filluar ta bejne realitet endrren e tyre per te veshur fanellen kuqeblu, por sigurisht qe duan edhe me shume hapesira per te treguar vlerat e tyre.

Ne kete foto nga e majta ne te djathte jane Paulo Pjeshka, Klejdi Paloka, Geralb Smajli, Flori Spahija dhe Rejan Alivoda. Mungojne (fotoja ishte rastesore) edhe tre te tjere duke filluar me Antonio Delajn, portierin Entoni Shkoza dhe Mersian Muliun (qe eshte i demtuar dhe ndodhet ne Shkoder).

Te gjithe keto lojtare jane nder me te miret e dale nga Akademia Vllaznia ne keto dy vitet e fundit dhe drejtuesit e klubit i kane vleresuar duke i afruar ne ekipin e pare, por kjo nuk mjafton. Tashme duhet te jete rradha e stafit teknik per t’i kushtuar te njejten vemendje.

Kuptohet qe jo te gjithe mund te luajne njekohesisht, por ne ndeshje miqesore, kupe apo dhe disa minuta ne ndeshjet e kampionatit, mund t’u jepet me shume besim dhe me siguri qe ato nuk do i zhgenjejne. Madje, keto 8 lojtare jane te vetmit nga te cilet Vllaznia mund te perfitoje edhe nga ana financiare ne rast shitje te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/