Vllaznia ka luajtur pasditen e sotme ne “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit ndeshjen e javes se fundit te kampionatit dhe ne fund te 90 minutave eshte vulosur rezultati i barabarte 1-1.

Duhet thene se interesimi per kete ndeshje ka qene teper i vogel nga te dy kampet ngaqe nuk kishte vlere per asnjeheren. Por ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne tribunen e stadiumit edhe e nje ish- futbollisti te Vllaznise, Auron Miloti.

Nen shoqerine e avokatit Blendi Dibra, te dy ata kane ndjekur ndeshjen nga tribuna dhe me siguri qe nuk do te jene te kenaqur me lojen e zhvilluar dhe per me teper me rezultatin. Miloti siç dihet jeton prej vitesh ne Austri, por nderkohe eshte ne Shqiperi sepse po ndjek kursin e licenses UEFA PRO.

Prania ne Shkoder keto dite, ka bere qe ai te mos e humbase mundesine per te ndjekur nga stadiumi skuadren e tij te zemres. Ne fakt, gjate nje interviste te pak koheve me pare per TV Rozafa ai e shprehur hapur deshiren qe nje dite te drejtonte Vllaznine.

Jo vetem kaq. Blendi Dibra, njeriu qe sot ishte perkrah tij, gati dy muaj me pare, atehere kur Jonuz u largua nga Vllaznia, postoi nje foto ne rrjetet sociale me Auron Milotin ku shkruante: “Shkodra ka plot djem t’i dalin zot”.

Atehere Dibra dhe Xhaferi nuk ishin prane Vllaznise, por tashme qe ata jane edhe zyrtarisht pjese e klubit, nuk perjashtohet mundesia qe diçka te projektohet. Megjithate deri me tani, çdo gje eshte ne kuadrin e hamendesimeve. Tek skuadra shkodrane te gjithe per momentin jane te fokusuar tek sfida me Beselidhjen per te shpetuar sezonin.