Vllaznia zyrtarizoi trajnerin e ri, teksa i besoi stolin teknikut nga Maqedonia e Veriut, Goçe Sedloskit, që zëndëson kështu Mirel Josën dhe trajnerin e përkohshëm Auron Miloti.
Ky i fundit zbriti në fushë ditën e sotme, për të drejtuar skuadrën në stërvitjen e parë, ndërkohë që emërimi i Sedloskit në krye të shkodranëve, nuk i ka lënë një shije të mirë ish-mesfushorit Elbasanas, Kldoian Duro, i cili nëpërmjet një “Story” në rrjetin social ka thumbuar Vllazninë.
“Me kan shkodran tana i ban. Me dal edhe 1 herë kampion. Bani 1 xhiro në Elbasan”, shkruan Klodian Duro, teksa ka postuar një fotot të tijën me fanellën e Vllaznisë, kur ishte pjesë e klubit shkodran në vitin 2001.
Mbase ai ka pretenduar qe drejtuesit e klubit shkodran t’i benin atij nje oferte per te marre drejtimin e skuadres. Per me teper qe kemi te bejme me nje njeri qe e njeh mire ambjentin ne Shkoder sepse kontribuoi ne shpalljen kampion te Vllaznise ne vitin 2001.