Ndodh shpesh që një foto flet vetë. Më së shumit, me kalimin e viteve, fotot që mbesin janë ato që bëhen si ekip para një ndeshje. Por në fakt ka edhe foto të tilla në të cilat janë bërë bashkë tre emra të mëdhenj të Vllaznisë së viteve ’80.

Duke filluar nga e djathta ku është Isak Pashaj, mbrojtësi i majtë i kuqebluve të atij dhjetëvjeçari. Në mes është i mrekullueshmi Luan Vukatana, mesfushori-sulmues i cili la gjurmë me aktivizimet e tij në rradhët e këtij ekipi por edhe të atij kombëtar.

Nga e djathta është Bardh Jera, lojtari “xhol” që luante sa në mesfushë aq edhe në mbrojtje. Fakti që në këtë foto janë bërë bashkë këto tre personazhe, tregon më së miri edhe për raportet e shkëlqyera që ato kanë patur me njëri- tjetrin brenda dhe jashtë fushe.

Ato i kanë bërë nder Vllaznisë me atë çfarë i kanë dhënë për vite me rradhë. Kanë marrë prej saj gëzimin e disa trofeve që ndoshta mund të kishin qenë edhe më të shumtë sepse skuadra e viteve ’80 ka qenë ndër më të shkëlqyerat në historinë e Vllaznisë.
© shkodrasport.com