Herald Marku dhe Erdenis Gurishta po shijojnë pushimet në Spanjë, para fillimit të përgatitjeve për Conference League. Marku luan për llogari të Partizanit, ndërsa Gurishta mban shiritin e kapitenit te Vllaznia, ku ishin bashkë për dy sezone.
Dyshja që çoi pranë titullit kampion Vllazninë, i ka ruajtur marrëdhëniet e mira mes tyre. Në foton e postuar së fundmi në rrjetin social Instagram nga Marku, ndodhen të dy bashkë me Juan Foyth, i cili luan për Villareal në Spanjë.
Foyth mori 24 minuta në ndeshjen e fundit të përfaqësueses së Argjentinës përballë Estonisë, që u fitua 5-0. Plazhi në Spanjë po i jep dy lojtarëve shqiptarë, pushimin e shumëpritur pas përfundimit të kampionatit.
Ata pritet te rikthehen ne Shqiperi brenda pak ditesh, por nderkohe nisur edhe nga shoqerimi e madhe qe kane sebashku, nuk perjashtohet mundesia qe kapiteni Gurishta te sherbeje si “shkes” per rikthimin e Markut te Vllaznia, ngaqe te Partizani nuk ka gjetur hapesirat e duhura.