HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Mungonte prej disa javësh, sulmuesi i Vllaznisë rikuperohet nga dëmtimi: Rikthim...

FOTO/ Mungonte prej disa javësh, sulmuesi i Vllaznisë rikuperohet nga dëmtimi: Rikthim në stërvitje!

Lajme të mira për Vllazninë në prag të sfidës së radhës ndaj Dinamos. Përpos disa probleme me mungesat, ka edhe rikthime dhe kjo natyrisht qe ka ngrohur stafin teknik.

Ndeshja e javës së 23-të të Superligës do të luhet ditën e enjte në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen te fitoret. Ditën e sotme, në stërvitje me skuadrën është bashkuar edhe Ardit Hoxhaj.

Sulmuesi vlonjat mungonte prej disa javësh për shkak dëmtimi, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Dinamos.

Me mungesën e Da Silvës për arsye dëmtimi, Hoxhaj pritet të një në fushë nga minuta e parë në sfidën e ditës së enjte.

“Rikthim në stërvitje”, shkruan Hoxhaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments