Një koment, madje vetëm një fjalë, mjafton që të ngrejë “peshë” të gjithë tifozët e Interit.

Në ditën që Diego Godin u prezantua zyrtarisht si lojtar i Interit, uruguaiani bëri edhe një postim në Instagram, ku lajmëronte për aventurën e re me zikaltrit, por një koment i Antuan Grizmanit aty, ka bërë që tifozët e Interit të ëndërrojnë.

“Loading…” – shkruan Grizman në postimin e shokut të tij që pati tek Atletiko e Madridit, që në shqip përkthehet se një proces po mbushet. Sot, më 1 korrik, është pikërisht edhe dita kur klauzola e francezit ulet nga 200 milionë, në 120 milionë, dhe tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë.

Edhe pse duket e pamundur, pasi shumë zëra e çojnë Grizmanin tek Barcelona, deri në fund nuk i dihet, dhe tifozët e Interit kanë të drejtë të… ëndërrojnë.