Trajneri shkodran Samuel Nikaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nga sot nis ditën e tij të parë të punës me ekipin e ri, Lirinë e Prizrenit. Ai ka shkruar kështu në këtë postim:

“Per mua sot fillon dita e pare e punes, per klubin me shume tradite “LIRIA PRIZRENIT”. Jam i nderuar qe mu besua ta udheheq klubin drejte Superliges, vend ku dhe i takon te jete. Falenderoj kryesin e klubit qe pati besim tek une, dhe do bej te pamunduren te justifikoj pritshmerite e tyre dhe te tifozeve…”

Ndër urimet e shumta që ka marrë, ai që bie në sy është ai i shokut dhe mikut të tij të mirë prej 30 vitesh, Alban Nezirit i cili i shkruan:

“Urime profesor. Ke qenë, je e do të jesh nana e ekipeev në Kosovë. Të dua pafund”.
© shkodrasport.com