Duket se Serxhio Ramos ka marrë një dëmtim në shpatullën e tij të majtë. Lojtari ka hedhur një foto në Instagram, ku shpatulla e tij duket e fashuar sikur të ketë një dëmtim të rëndë. Ndërsa ajo që bie në sy në këtë postim, janë komentet e fansave të Muhamed Salah të cilët shkruajnë komente nga më thumbueset..

“Mos të lëndoi Mo Salah? Pyet një komentues, përderisa tjetri ia kthen: ‘pagesë borxhi”.

“Tani ke nevojë për një pikë djerse të Firminjos në mënyrë që të merrni gripin”, ka thënë një komentues.