Trajneri i Kamzës Ernest Gjoka ka postuar në llogarinë e tij në Facebook përgatitjet përpara takimit të fundit me Laçin (0-0), ku arriti t’u merrte kurbinasve një pikë të çmuar.

Në foto shihet se si tekniku kryeqytetas ka studiuar me imtësi lëvizjet dhe organizimin e lojës së Laçit në sfidën që ata humbën me Partizanin në 11 nëntor.

Falë stategjisë së tij, Kamza arriti të nxirrte jashtë loje repartin sulmues të Laçit. Barazimi i marrë u jep arsye më tepër kamzalinjve për të shpresuar te mbijetesa.

Edhe pse zbritën në vendin e fundit në renditje, Kamza pret në shtëpi Luftëtarin, rivalin direkt në luftën për mbijetesë dhe këtë takim Gjoka e konsideroi dje pas sfidës me Laçin një “finale të vërtetë”./newsport/