Bayern Munich barazoi 1-1 me PSG-në në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, por nuk mjaftoi për të kapur finalen, falë fitores 5-4 të parisienëve në duelin e parë. Mirëpo, sfida e dytë ishte plotë polemika.
Këto të fundit erdhën si shkak i vendimeve të arbitrit kryesor të ndeshjes, portugezit Joao Pinheiro. Ky i fundit mori vendime të dyshimta, për 3 prekje me dorë, 2 të cilat ishin brenda zonës së PSG-së dhe një tjetër që mund të ndëshkonte Nuno Mendes me karton të kuq, duke lënë PSG me 10 lojtarë që në pjesën e parë.
Por duket se arbitri në fjalë s’ia ka hedhur pa lagur. Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes, një zyrtar i lartë nga kontaktuar menjëherë zyrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Kështu, institucioni më i lartë i futbollit evropian, ka nisur hetimet ndaj gjyqtarit Joao Pinheiro. Madje, ka dëshmitarë që tregojnë se vetë arbitri portugez ka pasur një takim me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi para kësaj sfide.
Pritet të shihet se si do të shkojnë hetimet për gjyqtarin Pinheiro dhe këtë ndeshje që shkaktoi shumë zhurmë nga opionioni publik e jo vetëm.


