Franco Foda transmetoi optimizëm në konferencën e prezantimit si trajner i Kosovës. Në fjalën e tij Fodat tha se pret të ketë sukses në këtë përvojë të re.

“Është ditë e veçantë për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi suksesshëm bashkërisht.”

Gjermani është i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë.

“Qëllimi im është të hyj sa më shpejt në rrjedhën e ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtarë më të përshtatshëm”, vijoi Foda në konferencën e prezantimit.

57-vjeçari ka siguruar se do të jetojë në Prishtinë për t’i parë nga afër ndeshjet e Superligës, si dhe do të udhëtojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës për të takuar futbollistët dardanë.

“Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës… Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, që po luan mjaftë mirë te Lille, dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 për qind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet.

Njoh disa lojtarë si Rrahmani, Muriqi, Paqarada, Aliti, Rashica e Kryeziu. Kamë parë disa ndeshje të Kosovës dhe mund të luajmë me disa module të ndryshme si në aspektin mbrojtës dhe atë në atë sulmues, megjithatë fillimisht duhet të njihem nga afër me lojtarët dhe të përgatitemi për ndeshjet e muajit mars.”