Edhe ndeshja e fundit miqësore e Bajernit të Mynihut përfundoi me humbje. Napoli mposhti me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën gjermane, e cila luajti vetëm 45 minutat e para për t’iu nënshtruar më pas plotësisht miqve. Tabela e rezultateve në këto katër javët e para të Nagelsmanit me Bajernin tregojnë për tri humbje dhe një barazim.

Gazetari i “Bild” pyeti trajnerin 33-vjeçar të kampionëve nëse kishte frikë nga një nisje e gabuar në javën e parë të kampionatit ndaj Gladbahut, përgjigjja ishte: “Jo, nuk kam asnjë merak për startin e kampionatit. Ndaj Napolit pashë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara dhe kjo më jep besim se për disa ditë do të jemi plotësisht gati.

Asnjë skuadër nuk është në 100% e saj në këtë fazë”. Gjithsesi, në fytyrën e tij meraku është i dukshëm kjo dhe pas vërshëllimave të shumta në marra në “Allianz Arena” në ndeshjen e fundit.

Deri tani Nagelsmani ka stërvitur vetëm lojtarë jo të formacionit duke u detyruar të punojë me talentet.

Dje skuadra u kompletua plotësisht pas ardhjes së Manuel Nojerit dhe Joshua Kimishit. Të premten Bajerni do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për Kupën e Gjermanisë ndaj amatorëve të Bremen SV. Një eliminim do të ishte me siguri diçka e turpshme për skuadrën kampione.

Një javë më vonë do të nisë dhe kampionati ku skuadra do të udhëtojë në Gladbah për javën e parë. Ndaj “Dhelprave” skuadra e Nagelsmanit u mund para një javë në ndeshjen testuese. Po ndaj tyre skuadra nga Mynihu e ka nisur me humbje dhe në vitet 2011 dhe 2001.

Tifozët janë të shqetësuar, pasi nuk besojnë se lojtarët aktualë do të jenë në gjendje për të luftuar në tri kompeticoione.

Në një periudhë të vështirë ekonomike për të gjitha skuadrat, Nagelsmani është i detyruar t’i besojë brumit të shtëpisë. Edhe pse Salihamixhiç i premtoi merkato trajnerit duke thënë se Bajerni gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet aktiv për të plotësuar nevojat e skuadrës.

STARTET E GABUARA TË BAJERNIT NDËR VITE

Në 2009 Bajerni i drejtuar nga Luis van Gal renditej i 14-ti në tabelë pas dy barazimeve dhe një humbjeje në tri ndeshjet e para. 2 pikë në tri ndeshje skuadra nga Mynihu kishte grumbulluar vetëm në 1966 Tshikun.

Në 1999, 1997 dhe 1991 trajnerët Otmar Hicfeld, Xhovane Trapatoni dhe Jup Hejnkes morën vetëm 1 pikë në dy ndeshje. Kurse në vitin 1974 skuadra bavareze u mund në javën e parë me rezultatin 6-0 ndaj Ofenhaut duke regjistruar humbjen më të thellë në ndeshjen e parë të kampionatit. Ndërkohë që ndeshjen e parë të kampionatit skuadra e Bajernit e regjistron në vitin 1965 ndaj 1860 Mynih.