FSHF ka vendosur ditën e sotme, për axhendën e javës së katërt në Kategorinë Superiore, e ku bie në sy se të gjitha takimet luhen me ndriçim natyral, dhe asnjë në oraret e mbrëmjes.

Tre takime luhen në orën 16:00 gjatë ditës së shtunë, më 14 shtator, ndërsa dy të tjerat gjatë të dielës, po në të njëjtin orar. Burime të “Panorama Sport” pranë FSHF, bëjnë me dije se pas problemit me ndriçimin në stadiumet shqiptare, këtë javë është marrë vendimi që të gjitha të luhen në orën 16:00.

FSHF nuk ka lejuar asnjë ndeshje të luhet në mbrëmje, pasi përveç stadiumit të Elbasanit dhe Shkodrës, asnjë tjetër nuk i plotëson kriteret dhe standardet. Disa prej tyre kanë probleme llampat e ndriçimit, ndërsa të tjerë rrezikojnë edhe jetë njerëzish, pasi strukturat e tyre nuk janë të sigurta, dhe ka rrezik edhe që të shemben.

Ndeshja Teuta- Vllaznia do te luhet te shtunen pasdite ne oren 16.00 ne stadiumin “Niko Dovana” dhe pritet me interes nga te dy ekipet.

Java 4-t (14-15 shtator)

TË SHTUNËN

Tirana-Skënderbeu | 16:00

Teuta-Vllaznia | 16:00

Luftëtari-Flamurtari | 16:00

TË DIELËN

Laçi-Partizani | 16:00

Bylis-Kukësi | 16:00