Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFSHF nis projektin “Uniforma Ime” për sezonin qe ri, të gjithë fëmijët...

FSHF nis projektin “Uniforma Ime” për sezonin qe ri, të gjithë fëmijët do pajisen me uniforma falas

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zbatimin e projektit “Uniforma Ime” për sezonin e ri futbollistik 2025/2026. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë klubet dhe akademitë që marrin pjesë në kampionatet zyrtare për grupmoshat U7–U19, duke ofruar uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll.

FSHF e zhvillon këtë nismë për të tretin vit radhazi, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar kostot e familjeve dhe për të krijuar kushte të barabarta për çdo fëmijë që është pjesë e garave zyrtare në mbarë vendin.

Gjatë këtij sezoni do të shpërndahen mbi 20,000 sete sportive për 204 klube dhe akademi në të gjithë Shqipërinë.

Çdo set përfshin 2 uniforma loje (bluzë, pantallona, geta), 1 kostum sportiv (xhaketë dhe tuta) dhe 1 çantë sportive.

Aktualisht, shpërndarja po zhvillohet për ekipet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në vijim do të përfshihen edhe qendrat rajonale dhe kampionatet amatore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments