Flamurtari humbi me rezultatin 2-0 në transfertën në Shkodër kundër Vllaznisë dhe kjo ka bërë që të gjithë pjesëtarët e stafit teknik të “zhduken”.

Askush nuk ka preferuar të japë një prononcim për disfatën e radhës, humbje që e zhyt Flamurtarin në fundin e klasifikimit me vetëm 6 pikë.

Ne pankine duhej te ishte Resuli por ai ka munguar per arsye shendetesore, nderkohe Marcelo Troisi nuk ka licencën e duhur, ndërsa Supersport tregon se Luna Birçe ka kërkuar mirëkuptim duke preferuar mos të flasë.

Tashmë kuqezinjtë renditen në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje të luajtura. Nje situate e tille padyshim qe duket se nuk sjelle asnje garanci per ndryshim ne te ardhmen.
www.shkodrasport.com