Pavarësisht se u përfol që Vllaznia mund të tërhiqej nga Liga Ballkanike, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Në fakt një hipotezë e tillë qëndronte në fuqi edhe për shkak të asaj se mësohet që ekipi shkodran nuk do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të zhvilluar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Rahovecit.

Por arsyeja që kjo ndeshje nuk do të luhet ka të bëjë me tjetër gjë. Siç dihet, dje Federata Shqiptare e Basketbollit ka hedhur shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë dhe Vllaznia të enjten do të ketë një ndeshje shumë të fortë teksa do të ndeshet me ekipin e Partizanit.

Fakti që në kalendar ishin dy ndeshje Brenda 24 orësh, ka detyruar drejtuesit shkodranë t’I drejtohen atyre të Ligës Ballkanike për ta shtyrë takimin me Rahovecin dhe për rrjedhojë, kjo kërkesë është aprovuar. Tashmë mbetet të mësojmë vetëm datën se kur do të luhet ajo.

Për kuqeblutë siç është bërë e ditur, prioritet kanë aktivitetet kombëtar ku dhe kanë synime madhore. Ashtu si në kampionat, edhe në Kupë, Vllaznia do të tentojë fitoren e trofeut. Kuptohet që nuk do të jetë e lehtë sepse kundështarët janë shumë të fortë duke nisur nga ai I çerekfinales, Partizani.

Megjithatë djemtë e drejtuar nga trajneri Vujaçiç e kanë të qartë objektivin që ka klubi dhe për këtë arsye, janë të detyruar të fitojnë jo vetëm këtë ndeshje, por edhe të tjerat pas saj.