HomeKRYESOREFSHF ofron ulje çmimesh për tifozët shqiptarë, dalin në shitje edhe biletat...

FSHF ofron ulje çmimesh për tifozët shqiptarë, dalin në shitje edhe biletat për miqësoren me Italinë

Shqipëria do të përballet me Italinë në një takim miqësor që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”. Sigurisht që interesi për një ndeshje të tillë është i lartë, prandaj stadiumi pritet të jetë i gjithi i mbushur.

FSHF-ja ka nxjerrë në shitje biletat për këtë miqësore për të gjithë personat që abonohen në klubin Tifozat e Kombëtares, të cilët do të kenë mundësinë ti blejnë në mënyrë të parakohshme.

Gjithashtu Federata ofron ulje çmimesh në produktet e saj si dhe një sërë mundësish e ofertash, në varësi të abonimit të zgjedhur nga tifozët. Abonimet janë të dy kategorive, Silver dhe Gold.

Interesi per kete ndeshje nuk do pritet te jete shume i madh megjithate fakti qe vjen Italia natyrisht qe mund ta rrise edhe numrin e tifozeve te pranishem ne stadium, megjithate kjo mbetet per t’u pare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments