...
HomeKRYESOREFulham, tribunë e re super luksoze, ka edhe pishinë!

Fulham, tribunë e re super luksoze, ka edhe pishinë!

Craven Cottage në Londër po ndryshon. Shtëpia e Fulham-it, aktualisht e 12-ta në Premier League me 38 pikë, është gati t’u japë tifozëve dhe entuziastëve një eksperiencë të re të pabesueshme. Do të ndërtohet një tribunë VIP e shoqëruar me një lokal në lartësinë e çatisë së stadiumit dhe mbi të gjitha me një pishinë, ku mund të pushojnë gjatë ndeshjeve të Cottage.

Ideja e re e Fulham menjëherë është bërë virale në internet. Neë Riverside Stand, një tribunë që do të pasurohet me një hapësirë ​​dedikuar tifozëve që duan të shijojnë 90 minutat e Cottagers në një mënyrë sa të pazakontë aq edhe ndryshe.

Ka një bar dhe një pishinë ekskluzive, plus një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit anglez. Një nismë, ajo e drejtuesve të skuadrës, e cila ka ndezur jo pak polemika.

Tifozët historikë të Fulham, në fakt, kanë kontestuar çmimet e fushatës së biletave sezonale 2023-24. Tani, një politikë korporative e orientuar drejt turizmit dhe pritjes së njerëzve të pasur ose atyre që kërkojnë përvoja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.