Ishte diçka që pritej dhe tani është bërë zyrtare. Është fundi i një epoke. Arjen Roben do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit. Holandezi erdhi në Gjermani nga Reali i Madridit më 28 gusht të 2009-ës për 24 milionë euro, kur bavarezët drejtoheshin nga Van Gal. Plot 10 vjet me fanellën me numër 10.

Me Bajernin ka arritur pikën më të ulët, kur humbi një penallti në shtesën e finales së Champions League ndaj Çelsit në vitin 2012, por edhe pikën më të lartë një vit më pas, duke shënuar golin vendimtar të finales me Borusian e Dortmundit për t’i dhënë Bajernit tripletën e vetme në histori.

Ditët e fundit, presidenti Uli Hënes ishte shprehur se klubi nuk do ta rinovonte kontratën me Robenin: “Me shumë mundësi, si Roben, ashtu edhe Riberi, do të ikin në fund të sezonit”, – ka thënë Hënes, ndërsa konfirmimi ka ardhur nga Roben:

“Ky është sezoni im i fundit me Bajernin. Kanë qenë 10 vjet të jashtëzakonshëm”. Kontrata e Robenity, ekzaktësisht si e Riberisë, e kishte skadencën në vitin 2017, por klubi ia rinovoi për një vit.

Te Bajerni ka nisur tashmë një ndryshim brezash. Vendin e Riberi e ka marrë Gnabri dhe Koman të Robenit, ndërsa në janar bashkohet me bavarezët edhe 18-vjeçari Alfonso Davis. /Vipsport/