Pasditen e sotme është luajtur ndeshja shumë e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Kamza Basket dhe Vllaznisë, dy skuadrave që luftojnë për t’iu shkëputur vendit të fundit në renditje.

Vllaznia nuk ia ka dalë të fitojë as këtë herë ndaj Kamzës dhe është mundur me rezultatin 80-85 dhe pozitat e kuqebluve rëndohen edhe më shumë në renditje.

Ndeshja ka qenë shumë e rëndësishme për të dy ekipet të cilat e kishin vlerësuar maksimalisht atë. Në dy periodat e para, Kamza ka luajtur disi më mirë dhe për këtë arsye, i ka mbyllur ato me një diferencë të vogël pikësh, pikërisht në shifrat 39-36.

Në të dytën është shtuar grinta tek të dy ekipet dhe kuptohet që Vllaznia nuk ishte dakord me këtë rezultat dhe ka tentuar deri në fund t’i përmbysë shifrat. Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën e duhur për shkodranët të cilët nuk kanë arritur asnjëherë të ngjiten në lartësinë e duhur dhe në fund ka qenë Kamza ajo që ka fituar me rezultatin 85-80.

Me këtë humbje, ekipi shkodram i rëndon edhe më shumë pozitat e tij në renditje sepse koleksionon humbjen e rradhës dhe për më tepër ndaj rivalit direkt të tij, Kamzës. Diferenca në mes dy ekipeve ka shkuar tashmë në tre pikë dhe kjo do të thotë se tre pikë janë shumë, megjithatë kampionati vazhdon dhe shpresat janë për një ndryshim të situatës.
© shkodrasport.com